10 C
Tirana
Thursday, February 25, 2021
Kryefaqja Bota 3,5 milionë doza vaksina anti-covid mbërrijnë në Turqi

3,5 milionë doza vaksina anti-covid mbërrijnë në Turqi

3.5 milionë doza të vaksinës anti covid-19 kanë mbërritur në Turqi nga Kina, duke çuar  kështu në 13 milionë numrin e dozave që deri tani kanë mbërritur në Turqi, nga 50 milionë që janë prenotuar. Turqia ka nisur tashmë prej 15 ditësh fushatën e vaksinimit në vend.

Deri tani gati, 1.8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid dhe janë në pritje të dozës së dytë që bëhet pas 28 ditësh. Mes personave të vaksinuar është dhe presidenti, Tayyip Erdogan.

Në fillim u vaksinuan personeli mjekësor, më pas të moshuarit në azile dhe që prej ditës së djeshme edhe moshat mbi 75 vjeç në mbarë vendin. Që prej nisjes së pandemisë në Turqi janë regjistruar 2,457,118 persona me Covid-19, nga të cilët kanë vdekur 25,605.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES