8 C
Tirana
Tuesday, March 9, 2021
Kryefaqja Kryesore Ismail Kadare në 85 vjetorin e lindjes rrëfen detaje mbi jetën, përjetimin...

Ismail Kadare në 85 vjetorin e lindjes rrëfen detaje mbi jetën, përjetimin e pandemisë dhe politikën

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare feston ditën e sotme 85 vjetorin e tij të lindjes.

Për këtë, Kadare ka vendosur të rrëfejë detaje dhe të pathëna nga jeta e tij për gazetaren dhe njëkohësisht, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.

Në një libër të vetëm, Bardhyli ka përmbledhur një rrëfim të gjatë e të detajuar të shkrimtarit të njohur të jetës së tij, përjetimeve gjatë pandemisë dhe një vështrim të tijin për politikën shqiptare.

“ExLibris” ka shkëputur disa pjesë nga intervista dhe i ka sjellë me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit për gjithë publikun. Ndërkohë ditën e sotme pritet që Akademia e Shkencave të bëjë publik rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi.

Pjesë nga libri “Kadare, Dialog me Alda Bardhylin: Kohë për rrëfim”

Si i keni përjetuar këto kohë zhvillimet globale, pandeminë?
-I kam përjetuar natyrshëm. Nuk më kanë shkaktuar ndonjë shqetësim serioz, por kjo vjen sepse, për një shkrimtar, shqetësim serioz është gjithnjë ai që lidhet me krijimin. Këto travaja nuk kanë qenë asnjëherë penguese për procesin e krijimit. S’duhet harruar se, pjesa më e madhe e asaj që shkruhet në botë, harrohet. Ky është një shërim i natyrshëm i herëpashershëm, që e ka përbrenda kjo sferë dhe që e prodhon sa herë asaj i duhet. Mund të duket e pakuptueshme, por ndoshta na lejohet ne shkrimtarëve që në bisedat tona të kemi disa herë një pakuptueshmëri të tillë.


Jeni admiruar shumë, por edhe kritikuar shumë, po kaq shumë keni qene temë diskutimesh mbi raportin tuaj me regjimin, ndoshta dhe për njohjen tuaj ndërkombëtare. Si u përgjigjesh shumë njerëzve që u pëlqejnë që të shohin portretin tuaj me shumë ngjyra?
-Është e kuptueshme për mua, kështu ka qenë gjithnjë për shkrimtarët, siç janë ndonjëherë gjërat tepër të kuptueshme që ngjajnë të pakapshme. Shkrimtari shpesh qëllon që lodhet nga e pavërteta e gjërave dhe kjo lodhje ndonjëherë e rrezikshme, kur ai mësohet me të dhe nis oqeani i madh i shpërfilljes, që është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Si e shihni politikën tani në Shqipëri?
-Nuk kam ndonjë vizion të veçantë për të


A e ndryshoi komunizmi pikëpamjen tuaj për botën?
-Nuk besoj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES