10 C
Tirana
Thursday, February 25, 2021
Kryefaqja Aktualitet 85 vjetori i Kadaresë, Bushati dhe të rinjtë kryejnë “ritualin” e leximit...

85 vjetori i Kadaresë, Bushati dhe të rinjtë kryejnë “ritualin” e leximit në shtëpinë-muze

Ditën e sotme, shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare feston 85 vjetorin e lindjes. 

Mijëra urime dhe mesazhe i janë drejtuar gjeniut të letrave shqipe, mirëpo të tjerë kanë zgjedhur të vizitojnë shtëpinë e tij muze.

Këtë gjë ka zgjedhur të bëjë edhe kryetari i PS, Ervin Bushati, i cili bashkë me dhjetëra të rinj kanë vizituar shtëpinë muze dhe kanë lexuar disa pasazhe nga veprat e Kadaresë.

“Gjeniu i letrave shqip dhe kolosi krijues me përmasa botërore që bën krenar çdo shqiptar, Ismail Kadare, sot feston 85-vjetorin e lindjes 

Një ditë e shënuar jo vetem për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, – shkruan Bushati në Facebook.

“Bashkë më të rinjtë, vizituam Shtëpinë Muze Kadare dhe lexuam pjesë nga veprat e shkrimtarit të madh, aty ku ai nisi dhe veprimtarinë e tij letrare. Sa shumë dashuri për veprën e Ismail Kadaresë kanë të rinjtë, të cilët sot, akoma më shumë, pas vizitës në Shtëpinë Muze Kadare, u dashuruan edhe më tepër me gjeniun e letrave shqipe! Urimet më të sinqerta për shkrimtarin tonë të madh!”, – përfundon kryetari i PS në shkrimin e tij.

https://www.facebook.com/358332947666731/posts/1787575378075807/?d=n

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES