10 C
Tirana
Thursday, February 25, 2021
Kryefaqja Aktualitet 85-vjetori i Ismail Kadare/Bushati uron shkrimtarin e madh

85-vjetori i Ismail Kadare/Bushati uron shkrimtarin e madh

Kryetari i Partisë Socialiste i Tiranës, Ervin Bushati, i uroi 85-vjetorin shkrimtarit Ismail Kadare nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Kryetari i PS Tiranë në urimin e tij shkroi:

“Gjeniu i letrave shqip dhe kolosi krijues me përmasa botërore që bën krenar çdo shqiptar, Ismail Kadare, sot feston 85-vjetorin e lindjes. Një ditë e shenuar jo vetem për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Bashkë më të rinjtë vizituam Shtëpinë Muze Kadare dhe lexuam pjesë nga veprat e shkrimtarit të madh aty ku ai nisi dhe veprimtarinë e tij letrare . Sa shumë dashuri për veprën e Ismail Kadaresë kanë të rinjtë, të cilët sot akoma më shumë pas vizitës në Shtëpinë Muze Kadare u dashuruan edhe më shumë me gjeniun e letrave shqipe. Urimet më të sinqerta për shkrimtarin tonë të madh!”

Në kuadër të 85-vjetorit të shkrimtarit u zhvilluan një sërë altivitetesh në Shtëpinë Muze Kadare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES