15 C
Tirana
Saturday, February 27, 2021
Kryefaqja Sport Një ditë nga prezantimi, Tuchel debuton te Chelsea, “Djajtë e Kuq” gati...

Një ditë nga prezantimi, Tuchel debuton te Chelsea, “Djajtë e Kuq” gati të marrin kreun

Këtë mesjavë zhvillon ndeshje gjithashtu edhe Premier League dhe nga sfidat e ditës së mërkurë spikat përballja Chelsea – Wolves, që do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “Stamford Bridge”, me presidentin Roman Abramovic që u shtrëngua për të shkarkuar trajnerin dhe ish-lojtarin e famshëm të bluve Frank Lampard, pas 5 humbjeve në 8 ndeshjet e fundit në kampionatin anglez.

Në orët e mbrëmjes së ditës së martë, klubi londinez zyrtarizoi gjerman Thomas Tuchel, i cili do të jetë në stol pikërisht ndaj “ujqve”, në debutimin e tij në Premier League.

Në mbrëmje, në orën 21:15, në “Old Trafford”, pas triumfit në derbin e famshëm të veriperëndimit ndaj Liverpoolit, në Kupën e Federatës, Manchester United nuk pritet të kenë probleme me ekipin e vendit të fundit në Premiership, Sheffeiled United. “Djajtë e Kuq” u parakaluan me një pikë më shumë nga City në javën e fundit të fazës së parë, megjithatë ata janë brenda pritshmërive të fillimsezonit.

Ndërkohë, hapësirë si zakonisht në SuperSport do të ketë edhe këtë herë për kampionatin holandez me Eredivisien, që ofron takimin e orës 21:00, Heerenveen – Feyenoord.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES