23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturë“Marubi” mes më të mirëve/ I vetmi muze i fotografisë në Ballkan

“Marubi” mes më të mirëve/ I vetmi muze i fotografisë në Ballkan

Në  mesin e 50 muzeve nga vende si Britania e Madhe, Franca, Holanda etj, Muzeu Kombëtar I Fotografisë “Marubi”, në Shkodër, është vlerësuar si një nga më të rëndësishmit në Evropë.

Ekspertët e muzeologjisë kanë vlerësuar se “Marubi” ka sjellë inovacion, për nga trashëgimia dhe cilësia e ofertës kulturore përgjatë 40 viteve të fundit.

I gjithë Ballkani përfaqësohet me “Marubin” me muzeun e Greqisë dhe atë të Kroacisë, por tashmë objektivi është ngjitja më lart në klasifikim.

Drejt finalizimit është edhe dosja me të cilën muzeu do të kërkojë të regjistrohet si thesar i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Fototeka Kombëtare “Marubi” është i vetmi muze i fotografisë në Shqipëri dhe Ballkan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES