23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentLifestyle”Deadliest Enemy” libri që parashikoi pandeminë

”Deadliest Enemy” libri që parashikoi pandeminë

 

Kur pandemia nisi të përhapej me ritme të shpejta të shumtë ishin ata që thonin se një pandemi e tillë është parashikuar në libra të ndryshëm apo edhe  në filma të animuar `I Simpson`. Por së fundmi një tjetër libër qarkullon në internet i cilësuar si libri që parashikoi pandeminë.

Bëhet fjalë për ”Deadliest Enemy” një libër nga Micheal Osterholm, epidemiolog me famë ndërkombëtare, i disponueshëm në libraritë botërore që prej 19 nëntorit me titullin “Armiku më vdekjeprurës”.

Që në vitin 2017, një studim në SHBA kishte parashikuar një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor për shkak të një pandemie virale, siç është ajo aktuale  e Covid-19, dhe tregonte zgjidhje të mundshme për të parandaluar ose kufizuar atë që ndodhi më pas, në një axhendë prej nëntë pikash.

Osterholm, i cili drejton Qendrën për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, në librin e tij shkruar me gazetarin dhe shkrimtarin Mark Olshaker, nuk ofron një analizë tjetër të pandemisë Covid-19, por përshkruan strategjitë që qeveritë duhet të aktivizojnë për të përballuar epidemitë e ardhshme.

Statistikisht, pandemia më e keqe e epokës moderne shpërtheu në 1918, kur i ashtuquajturi ”gripi spanjoll” shkaktoi 40-50 milionë viktima, por analizat e fundit sugjerojnë se vdekjet mund të kenë qenë edhe dyfish.

“Ai i vitit 1918 ishte një lloj gripi pa precedent historik. Por, a është e mundur që diçka e tillë të përsëritet?”, shtoi Osterholm.

Pyetja që vijon është thelbësore: “Me të gjitha përparimet në fushat mjekësore dhe të komunikimit gjatë 100 viteve të fundit, a do të jemi më të përgatitur për urgjencën?.

Përgjigja është se “sot bota është një vend shumë i ndryshëm nga sa ishte një shekull më parë. Dhe pothuajse të gjitha ndryshimet luajnë në favor të mikrobeve sesa të qenieve njerëzore.

Libri përmend boo-min e popullsisë, terrorizmin, ndryshimin e klimës dhe mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar si shkaqet për mospërballimin e kësaj pandemie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES