4 C
Tirana
Sunday, February 28, 2021
Kryefaqja Bota Covid-19/ SHBA mbi 210 mijë të infektuar dhe 2900 të vdekur në...

Covid-19/ SHBA mbi 210 mijë të infektuar dhe 2900 të vdekur në 24 orë

210,000 raste të reja të infektuarish me Covid janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ky është një rekord absolut. Shqetësues është dhe numri i vdekjeve të regjistruara në mbi 2,900 raste. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në SHBA që prej nisjes së pandemisë së Covid-19.

Përballë situates së rëndë, Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë së do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska ​​për 100 ditë. Intervistuar nga CNN Biden theksoi: “Unë besoj se së bashku me vaksinat kjo duhet të çojë në një rënie të ndjeshme të infeksioneve të koronavirusit”. Ekspertët kushtetues theksojnë se një President nuk ka kompetencat e nevojshme për të urdhëruar ligjërisht mbajtjen e një maske, por Biden tha se ai donte të “udhëhiqte me shembull” së bashku me zëvendësen e tij Kamala Harris. Sidoqoftë, autoriteti ekzekutiv i Shtëpisë së Bardhë mbulon pronat e qeverisë dhe “maskat do të jenë të detyrueshme në ndërtesat federale”, si dhe në transportin ndërshtetëror, tha Biden.

Deri më tani në SHBA janë regjistruar 14,143,801 të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 276,366 persona.

Ndërsa në total që prej nisjes së pandemisë në botë janë shënuar 65,235,456 të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë vdekur 1,506,601 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES