23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaKryesoreBushati: Janë pjekur kushtet për të sjellë në tregun ekonomik shqiptar një...

Bushati: Janë pjekur kushtet për të sjellë në tregun ekonomik shqiptar një amnisti fiskale

Janë pjekur kushtet për të sjellë në tregun ekonomik shqiptar një amnisti të përgjithshme në mënyrë që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit t’i deklarojnë të gjitha asetet, por nevojitet një harmonizim më i plotë me penalitetet, që janë dhe pjesë e ndryshimeve të reja në Kodin Penal. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, duke shpjeguar dhe shtyrjen e miratimit të projektligjit “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarimin vullnetar të pasurive”.

“Duke dashur që të finalizojmë dhe piketojmë dhe me qartë edhe disa kushte dhe arsye se si mund të harmonizohet më mirë për penalitetet. Për këtë arsye, qeveria ka dashur më shumë kohë për ta riparë ligjin dhe besoj që shumë shpejt do ta kemi, sepse mendoj që janë pjekur kushtet kur ne mund të sjellim në tregun ekonomik shqiptar një amnisti fiskale”, u shpreh anëtari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Ervin Bushati në një prononcim për “Euronews Albania”.

Projektligji “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarimin vullnetar të pasurive”, i shqyrtuar nga Komisioni i Ekopnomisë në parim, pritet që të përcaktojë një afat 1-vjeçar për subjektet që deklarojnë vullnetarisht pasuritë, me qëllim të ligjësimit të tyre dhe të formalizimit të aktiviteteve të krijuara gjatë 30 viteve të fundit. Procedurat transparente të ligjësimit dhe mekanizmat nxitës për procedurat e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve, janë dy nga objektivat që përmbush ky projektligj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES