23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaCovid-19, vjen lajmi i shumëpritur! Anglia, vendi i parë në botë që...
Array

Covid-19, vjen lajmi i shumëpritur! Anglia, vendi i parë në botë që miraton vaksinën anti-Covid

 

 

Një super lajm vjen për qytetarët anglezë. Këtë të mërkurë Britania e Madhe ka miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim. Sipas mediave vendase, vaksina do të dalë për përdorim në treg nga java e ardhshme.

“Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Shëndetit (MHRA) për të miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim COVID-19”, tha qeveria.

Britania e Madhe bëhët kështu vendi i parë perëndimor që licencon një vaksinë kundër Covid, duke hapur rrugën për imunizim masiv me vaksinën Pfizer / BioNTech për të filluar në ato grup mosha më të rrezikuarit.

Vaksina është autorizuar për përdorim urgjent nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), përpara vendimeve nga SH.B.A. dhe Evropa. MHRA i`u dha fuqia për të aprovuar vaksinën nga qeveria nën rregullore të veçanta para 1 Janarit, kur ajo do të bëhet plotësisht përgjegjëse për autorizimin e ilaçeve në MB pas Brexit.

Britania e Madhe ka blerë 40 milion doza të vaksinës, e cila është provuar të ketë efikasitet 95% në provat e saj përfundimtare. Dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në ditët në vijim, tha kompania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES