16 C
Tirana
Thursday, March 4, 2021
Kryefaqja Covid-19/ BE nuk aprovon vaksinën e Bionteca dhe Pfizer
Array

Covid-19/ BE nuk aprovon vaksinën e Bionteca dhe Pfizer

Agjencia Evropiane e Barnave e ka refuzuar kërkesën e ndërmarrjes farmaceutike gjermane “Biontek” dhe partnerit amerikan “Pfizer” për aprovimin me kusht të vaksinës kundër Covid 19. Sipas `Financial Times`, Agjencia Evropiane e Barnave do të japë mendimin e saj për këtë vaksinë në takimin e 29 dhjetorit dhe pas kësaj, mendimi do t’u përcillet vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kjo do të sjellë vonesë në shpërndarjen e vaksinave në BE deri në fillim të vitit të ardhshëm. Vlerësimi i vaksinës së rivalit “Moderna” është shtyrë për 12 janar 2021. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, njofton se vaksinimi në këtë vend mund të fillojë para fundit të këtij viti. Sidoqoftë, pas kërkesës së refuzuar, ai i ridrejtoi parashikimet në fillim të vitit të ardhshëm. “Unë mendoj se ne mund të fillojmë vaksinimin më së voni në janar,” tha ai. Vaksina nuk do të jetë në dispozicion për popullatën e gjerë deri në fillim të verës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES