16 C
Tirana
Tuesday, March 2, 2021
Kryefaqja OBSH: Do të bëjmë gjithçka për të zbuluar origjinën e COVID-19
Array

OBSH: Do të bëjmë gjithçka për të zbuluar origjinën e COVID-19

Kreu i OBSH-së është zotuar se do të bëjë çtë jetë e mundur për të zbuluar origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19, duke hedhur poshtë akuzat se agjencia e KB-së i përkulet së tepërmi vullnetit të Kinës.

“Ne duam të dimë origjinën dhe do të bëjmë gjithçka për ta njohur atë”, premtoi Tedros Adhanom Ghebreyesus, agjencia e të cilit shpreson të dërgojë së shpejti një ekip shkencor ndërkombëtar në terren, në rajonin kinez të Ëuhan, i konsideruar si djepi i pandemisë.

“Nuk ka asgjë për të fshehur”, tha ai.

“Pozicioni i OBSH-së është shumë, shumë i qartë, ne duhet të dimë origjinën e këtij virusi, sepse ai mund të na ndihmojë të parandalojmë epidemitë në të ardhmen”, tha Ghebreyesus.

Ekipi ndërkombëtar i përbërë nga dhjetë shkencëtarë të njohur në fushat e tyre të ndryshme të ekspertizës ka për mision të kthehet në origjinën e virusit dhe të dijë se si ai u transmetua tek njerëzit, por ende nuk ka mundur të udhëtojë në Kinë, atje ku pandemia filloi në fund të vitit 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES