Një lajm i mirë vjen për fermerët shqiptar. Duke nisur nga viti i ardhshëm fermerët e pajisur me NIPT do të përfitojnë naftë pa taksa.
Kështu është shprehur sot Kryeministri Edi Rama, i cili nxit të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin për të përfituar naftë falas.
“Procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë”, tha Rama.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural mbështet fermerët me këshillim, teknologji dhe financim. Duke nisur nga viti i ardhshëm fermerët e pajisur me NIPT do të përfitojnë naftë pa taksa.
Të gjithë fermerët që nuk e kanë ende NIPT-in duhet të nxitojnë ta marrin atë për tu bërë pjesë e kësaj skeme mbështetëse.
Çmimi i naftës është 160 lekë/litër prej të cilave 44 lekë ishte akciza, 32.4 lekë taksa e qarkullimit dhe 3 lekë taksa e karbonit.
Në 1 janar 2021, çmimi i naftës për fermerët bëhet 79.6 lekë, pra hiqen 3 taksat. Në total hiqen 80.4 lekë për litër nga çmimi aktual, ose mbi 50% më pak lekë.