15 C
Tirana
Saturday, February 27, 2021
Kryefaqja Kush janë shtatë gratë që Biden do tu besojë komunikimin me publikun
Array

Kush janë shtatë gratë që Biden do tu besojë komunikimin me publikun

 

Për herë të parë në histori, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara me komunikimin.

Përveç Jen Psaki, e cila do të jetë zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë, u emëruan gjithashtu zëvendëszëdhënësja, Karine Jean-Pierre, drejtoresha e komunikimeve Kate Bedingfield, zëvendësdrejtoresha Pili Tobar, zëdhënësja Elizabeth Alexander për zonjën e parë të ardhshme Jill Biden dhe Ashley Etienne, drejtoresha e komunikimeve për zëvendëspresidenten.

Symone Sanders u zgjodh zëdhënëse për zëvendëspresidenten.

Psaki, 41 vjeçe, me origjinë greke dhe polake, ishte një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës dhe më pas drejtore e komunikimit për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo aktualisht punon në ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES