23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaKreu i PS Tiranë, Ervin Bushati anëtar i Organizatës Kombëtare e Veteranëve...
Array

Kreu i PS Tiranë, Ervin Bushati anëtar i Organizatës Kombëtare e Veteranëve të LANÇ

Shkrim nga Elidiana Canaj, nënkryetare e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ


Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ, konsiderohet vendi i nderit për anëtarësimin e pasardhësve të rinj. 
Këto ditë iu dorëzua dokumenti i anëtarësisë në Organizatën e Veteranëve të LANÇ, shokut Ervin Bushati, deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë. Më 15 tetor ai mbushi 45 vjeç. Ervini ka dëshmuar kurdoherë nivel të lartë e kompetencë profesionale në çdo rast, veçanërisht në fushën e ekonomisë, financave, mjedisit, prodhimit e politikës.

Ervini është diplomuar si ekonomist në ‘De Paul University’ Chikago Illinois të SHBA në vitin ‘99. Po në atë universitet ka kryer edhe specializimin e ngushtë profesional. Ai ka angazhime në struktura jashtë vendit si përfaqësues i parlamentit shqiptar, por njëkohësisht vazhdon të merret edhe me veprimtari shkencore e botuese. Ai shprehet me emocion të thellë në momentin e marrjes së dokumentit të anëtarit të armatës së veterantëve e pasardhësve të LANÇ. Ndihet krenar që është nip i veteranit Myftar Tare. Ai vjen në radhët tona jo vetëm për shkak të lidhjeve biologjike me rrënjë në luftën per liri. Ai ndihet krenar që po përfshihet në këtë organizatë në respekt të programit e statutit të saj, në respekt dhe në mbrojtje të emrit dhe veprës së lavdishme të luftëtarëve të lirisë, veteranëve e invalidëve, dëshmorëve dhe heronjve!

Ishte një ditë e shënuar e historisë së luftës për liri ajo e çlirimit të Tiranës, Ervini dëshironte të merrte dokumentin e anëtarësisë si pasardhës në atë ditë , pikërisht para ‘Partizanit Fitimtar’! Ashtu u bë!  Anëtari më i ri mes nesh angazhohet e betohet se do të eci në gjurmët dhe mesazhet e luftëtarëve të lirisë, në mbrojtje të historisë dhe të vërtetave të LANÇ.

Formimi, pjekuria, angazhimet që ai ka, ia rrisin edhe më shumë përgjegjshmërinë për të punuar me përkushtim në mbrojtje të idealeve dhe vlerave më të mira të LANÇ. Në mbrojtje të shembullit, veprës së luftëtarëve të lirisë, në mbrojtje të kujtimit të dëshmorëve dhe heronjve të Popullit. Bazuar në programin dhe statutin e saj, Organizata jonë ka lidhje e marrëdhënie institucionale me interes të ndërsjellë, me struktura e institucione politike, kulturore, shtetërore në vend, si në nivel vendor e qëndror. Por, pranime të tilla mundësojnë lidhje dhe komunikim të drejtpërdrejtë me strukturat. Gjithashtu, pasardhës të tillë, në moshë aktive, përfaqësues edhe në struktura e institucione të tjera, mundësojnë mbrojtjen më të drejtpërdrejtë, përcjelljen dhe zgjidhjen e problemeve edhe në dobi të organizatës sonë! Pra interesi dhe dobia është e ndërsjellë. Me prurje të tilla të devotshme, organizata jonë rritet cilësisht dhe jo vetëm në numër! Me prurje të tilla organizata krenohet dhe të gjithëve së bashku na rritet besimi se kështu i kontribuojmë më mirë mbrojtjes së vlerave atdhetare brez pas brezi.

Suksese Ervin Bushati dhe shëndet të mirë!

 

’Zemra e Tiranës’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES