15 C
Tirana
Saturday, February 27, 2021
Kryefaqja Shëtitorja e Sarandës, gati verën e ardhshme
Array

Shëtitorja e Sarandës, gati verën e ardhshme

Rivitalizimi urban i shëtitores “Naim Frashëri” Sarandë do t’i japë një tjetër dimension zhvillimit turistik në jug të vendit.
 
Kryeministri Edi Rama ndau një video me pamje nga ky kantier punimesh, që do ta kthejë shëtitoren në një hapësirë publike shumëfunksionale në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit veror. 
 
“Të shkosh në Sarandë dhe të mos bësh dot një shëtitje në një hapësirë të gjerë buzë detit? Boll më, koha për ta bërë”, shkruan Rama. 
 
Kryeministri premtoi se verën e ardhshme Saranda do të ketë një shëtitore perlë. 
 
“Ju jap fjalën me video që verën e ardhshme ju pret një shëtitore perlë. Hidhini një sy projektit me poshtë, në rrugën nga 3D në realitet”, shprehet Rama ndërsa ndau videon.
 
Shëtitorja e Sarandës do të marrë pamjen dhe parametrat e një Lungomareje. Në shëtitore do të mbizotërojnë elementë që ruajnë identitetin e qytetit, si porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pishina e hapur, etj. 
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES