Numri i personave të moshës mbi 100-vjeçare në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80 000. Një numër si duket rekord për këtë shtet, por dhe ku vihet theksi për një shtim të popullsisë së re.
Këto janë shifrat e publikuara nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, e cila bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë ka përditësuar të dhënat e personave mbi moshën 100 vjeç.