Kreu i PS Tiranë, Ervin Bushati së bashku me ‘Comdata Group’, kompania lider në Itali në fushën e telemarketingut, Administratorin e njësisë nr. 8, Dritan Dango dhe kryetaren e Partisë Socialiste të njësisë 8, Aida Llazani ndërmorën nismën humanitare për dhurimin e 25 kompjuterave në gjimnazin ‘Partizani’.
Deputeti socialist, Ervin Bushati theksoi se nisma është një investim në rritjen e cilësisë dhe standardeve të mësimdhënies.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kreu i PS në Tiranë ndërmerr të tilla misione humanitare.
Me anë të nismës humanitare ‘Familja e Zemrës’, deputeti ka ndihmuar familje në nevojë, nëna kryefamiljare, të moshuarit gjatë pandemisë si edhe shumë kategori të tjera në pamundësi ekonomike.
Misioni vijon…