16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaTrump: Marrëveshja në mes të Bahrejnit dhe Izraelit është agim i ri...
Array

Trump: Marrëveshja në mes të Bahrejnit dhe Izraelit është agim i ri në Lindjen e Mesme

 


Presidenti Trump e ka quajtur momentin e nënshkrimit të marrëveshjes si “Agimin e një Lindjeje të re të Mesme”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur “Agimin e një Lindjeje të re të Mesme”, teksa janë nënshkruar marrëveshjet në mes të Izraelit dhe shteteve të Gjirit, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të trija këto shtete i kanë konsideruar marrëveshjet si historike, ashtu sikurse vetë Trumpi, administrata e të cilit ka ndërmjetësuar arritjen e tyre. Këto dy shtete të Gjirit janë vetëm të tretat, respektivisht të katërtat që njohin Izraelin prej themelimit të këtij shteti më 1948.

Trump shpreson që edhe shtetet tjera do ta ndjekin këtë shembull shpejt, mirëpo palestinezët kanë bërë thirrje për të kundërtën ndërkohë që konflikti i tyre me izraelitët vazhdon të jetë i pazgjidhur, shkruan gazeta express.

Për dekda, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke insistuar se do të krijojnë lidhje vetëm pasi të zgjidhet mospajtimi me palestinezët. “Pas dekadave të ndasive dhe konfliktit, ne shënojnë agimin e një Lindjeje të re të Mesme”, u ka thënë Trump një turme prej qindra personave në Shtëpinë e Bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES