23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaKosovë, Ministrja e Jashtme udhëton për në Hagë, do të flasë për...
Array

Kosovë, Ministrja e Jashtme udhëton për në Hagë, do të flasë për vizat me homologun holandez

 

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës,  Meliza Haradinaj Stublla është nisur për në Hagë për t’u takuar me homologun e saj holandez, Stef Blok.

Ministrja e Jashtme përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se do të vizitojë Holandën për të diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e një marrëveshje bileterale, raportojnë mediat kosovare.

Postimi i plotë i ministres Haradinaj-Stublla:

“U nisa nga Prishtina drejt Hagës për një vizitë zyrtare për t’u takuar me homologun Stef Blok, për të riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Holandës, për të shkëmbyer pikëpamjet për zhvillimet e fundit, liberalizimin e vizave dhe për të thelluar lidhjet përmes nënshkrimit të një marrëveshje dypalëshe. Poashtu për të takuar anëtarët e diasporës tonë në Holandë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES