15 C
Tirana
Saturday, February 27, 2021
Kryefaqja Investimet në arsim/ Veliaj inspekton shkollën e rikonstruktuar në Ndroq
Array

Investimet në arsim/ Veliaj inspekton shkollën e rikonstruktuar në Ndroq

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi marrjen e masave në shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq,e cila është rikonstruktuar me kushte më të mira për 270 nxënësit e saj. Veliaj tha se bashkia ka mbajtur fjalën duke investuar njësoj, me të njëjtën cilësi, si në qendër, edhe në periferi.

Veliaj shtoi se diferenca mes administratës së mëparshme, e cila nuk bëri asnjë shkollë dhe të sotmes, është e qartë.

“Ky ndoshta, ka qenë viti ynë kampion i hapjes së shkollave, kopshteve e çerdheve të reja, çka bën një kontrast shumë të madh. Nuk dua të merrem me politikë, por jam shumë i lumtur kur shoh se një Berishë ka emrin e shkollës në Ndroq, e cila quhet “Bashkim Berisha”. Ka nevojë për bashkim, jo për “përçarje Berisha”, jo për “toksinë Berisha”, jo për “helm Berisha”, jo për “ndasi Berisha”. të gjithë njerëzit, por sidomos ata njerëz që janë për bashkim dhe solidaritet”.

Veliaj deklaroi se edhe sfida në betejën e ardhshme, është mes atyre që janë për bashkim dhe investojnë edhe arsim dhe atyre që përçajnë e shpifin.

“Në sfidën që do kemi vitin tjetër, beteja do jetë kush na bashkon dhe kush na përçan, kush investohet në arsim, kush investohet në injorancë; kush investohet në të vërtetë dhe kush investohet në fakte të rreme’, theksoi kryebashkiaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES