3 C
Tirana
Thursday, February 25, 2021
Kryefaqja Humb jetën në moshën 94-vjeçare babai i miliarderit Bill Gates
Array

Humb jetën në moshën 94-vjeçare babai i miliarderit Bill Gates


William H. Gates, babi i miliarderit Bill Gates, ka humbur jetën në moshën 94-vjeçare. Lajmin ebëri të ditur familja e tij.

Në njoftimin e familjes thuhet se avokati, filantropi dhe veterani i ushtrisë amerikane vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Uashington pasi vuante nga sëmundja e Alzheimerit.

William u vlerësua për përkushtimin e tij të madh për barazinë ekonomike dhe shoqërore, duke theksuar se ai ishte përgjegjës për përpjekjet e para të fondacionit “Bill & Melinda Gates” për përmirësimin e shëndetit të njerëzve në mbarë botën, shkruan Daily Mail, shkruan Gazeta Express.

“Urtësia, zemërgjerësia, dhembshuria dhe përulësia e babait tim patën një ndikim të madh te njerëzit përreth botës”, shkroi Bill Gates në një letër kushtuar prindit të ndjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES