Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se bashkë me ambasadoren Yuri Kim, inspektuan punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Ministrja shprehu se ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.
Më poshtë, posti i plotë i Ministres Xhaçka:
Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes.
Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.
Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurtë.
#KrahPërKrah