Kryeministri Edi Rama në një vizitë zyrtare në Athinë pritet të takohet në një darkë pune me homologun grek, Mitsotakis.
Në takimin mes kryeministrit Rama dhe Mitsotakis pritet të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura pezull dhe pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit. Gjithashtu, kryeministri Rama ditën e nesërme do të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia. Në këtë panel ku do të marrë pjesë kryeministri, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009 dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.
Zemra e Tiranes