15 C
Tirana
Saturday, February 27, 2021
Kryefaqja Veliaj: Rindërtimi kauza e fortë e PS për mandatin e tretë, nuk...
Array

Veliaj: Rindërtimi kauza e fortë e PS për mandatin e tretë, nuk presim fushatën për të mbajtur premtimet

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se shqiptarët e kanë të qartë se cilën alternativë duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ajo është Partia Socialiste. Ai deklaroi se socialistët janë plot energji për marrjen e një mandati të tretë, ndërsa sfidoi Lulzim Bashën që të kandidojë në Tiranë, për t’u treguar qytetarëve nëse ka bërë ndonjë punë kur ishte kryetar bashkie.

“Si unë, si Nini, si Elisa, jemi super të karikuar për një fitore dhe një mandat të tretë në Tiranë. Një fitore për të bërë punë dhe për të mos rrezikuar për të marrë në punë dikë, i cili në çdo punë që është provuar ka dështuar. Si ministër i Jashtëm i fali detin Greqisë me letra, jo me fake neës; si ministër i Brendshëm u vranë njerëz në Bulevard me plumba në mish, si ministër i Transportit e la përgjysmë Rrugën e Kombit dhe sot janë ende duke u ndërtuar urat, kurse si kryetar bashkie i ngeli ora, bëri një ndërtim pa leje për veten e tij dhe për dy vite nuk erdhi punë fare. Ndaj, sfida vlen: Lulzim Basha të kandidojë në Tiranë”, theksoi Veliaj. 

       

Veliaj ka deklaruar se Partia Socialiste në krye të agjendës së saj ka rindërtimin dhe çështjet të cilat lidhen drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve. Duke folur mbi takimin e zhvilluar një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët socialistë,  Veliaj tha se orientimi kryesor politik është drejt punëve publike.   

 

Për të gjitha këto arsye, ishte një takim mobilizimi, përveshjes së mëngëve, për një fitore tjetër të Partisë Socialiste në krye të punëve të vendit, jo vetëm sepse nuk ka alternativë përballë, por sepse ne besojmë që ky mision është ende i papërfunduar, si në qytetet ashtu edhe në gjithë punët e vendit”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES