12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaRama premton ndërtimin e të tjera rrugëve: Shumë shpejt nis edhe Shëngjin-Velipojë!
Array

Rama premton ndërtimin e të tjera rrugëve: Shumë shpejt nis edhe Shëngjin-Velipojë!

Në çeljen e garës për projektin madhor të infrastrukturës kombëtare, Milot – Fier, pjesë e Korridorit Blu, kryeministri i vendit, Edi Rama premtoi ndërtimin e veprave të tjera infrastrukturore. Ai tha se në Rinas nuk do të hyet më fshehtas, ndërsa shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë.

“Nuk do të duhet më të hyhet mçeftas në Rinas se jemi vendi i vetëm në Europë, që shkohet mçeftas, futesh në një kthesë dhe hyn në rrugë fshati, se më parë ishte një shteg fshati. Shumë shpejt do nisim ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, sëbashku me projektin e lidhjes së shkurtër lart me Malin e Zi që do bëjë të mundur edhe nga ana e Shkodrës të vihet në Shqipëri përmes një rruge turistike. Do krijojmë një tjetër perceptim për Shqipërinë, për të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë”,- tha Rama.

Sa për aksin Milot – Fier, Rama tha se kjo rrugë do të jetë në pjesën e vetë kryesore e aksesuesshme për tre vjet dhe plotësisht për 5 vjet.

BW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES