23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaSituata nga Covid-19/ Italia rihap transportin ajror më 3 qershor
Array

Situata nga Covid-19/ Italia rihap transportin ajror më 3 qershor

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, ka njoftuar Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, deklaroi  De Michel.

Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian  duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES