14 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Amnistia fiskale, Bushati: Hap drejt ringritjes ekonomike📈
Array

Amnistia fiskale, Bushati: Hap drejt ringritjes ekonomike📈

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive pë RTSH, ku foli rreth nismës më të re të qeverisë ‘Amnistia Fiskale’ , e cila pritet të kalojë këtë javë në Parlament.

Bushati deklaroi se amnistia fiskale është vendimi i duhur në këtë moment dhe që pritet t’i japë një shtysë drejt ngritjes ekonomisë shqiptare.

‘Amnistia fiskale është një hap oportun për të vënë në lëvizje ekonominë shqiptare.

Amnistia ka të bëjë më të gjithë shqiptarët që kanë punuar në vendet fqinje si emigrantë dhe nuk kanë patur mundësi të regjistrojnë kapitalet që kanë arritur të bëjnë me punë të ndershme. Kjo amnisti përjashton çdo kapital që vjen nga aktivitete kriminale, përjashton politikanët, gjyqtarët dhe policët. Është për çdo emigrant shqiptar, pra është një hap që ato të formalizojnë paratë e tyre për të hapur një biznes apo për të investuar në Shqipëri.  Ne kemi një sërë iniciativash për ringritjen e ekonomisë, të tilla si rindërtimi  i Shqipërisë pas tërmetit,  janë marrë shumë masa për të mbështetur biznesin, janë shtyrë pagesa të ndryshme, gjoba, etj., pra këto paketa janë bërë për të mbështetur ekonominë shqiptare dhe me këto ritme ekonomia pritet ta marrë veten shumë shpejt’, shpjegoi Bushati.

I pyetur nëse aministia fiskale po vjen në kohën e duhur, deputeti shprehu se ka disa kushte për ta plotësuar këtë vendimmarrje.

‘Ka disa kushte për të plotësuar këtë vendimmarrje. E para, Shqipëria nuk ka qenë ekonomi e formalizuar para viteve 90 dhe e dyta, ngjarjet që erdhën njëra pas tjetrës, e bëjnë më oportune për ta bërë tani këtë amnisti fiskale. Ekonomia shqiptare sot ka nevojë për çdo injektim parash për një restart dhe çdo iniciativë e tillë, duhet parë me pozitivitet. Ekonomia shqiptare nuk mund të funksionojë nëse nuk merr në mbrojtje shtresat, qytetarët dhe bizneset më në nevojë.

Qeveria duhet të tregohet largpamëse dhe ta shikojë më gjerë situatën sesa thjesht një sektor. Duke parë shëndetin nga njëra anë dhe ekonominë nga ana tjetër, ato duhet të jenë të shëndetshme dhe duhet ta kalojnë këtë krizë.

Nëse konsumatorët shqiptarë nuk dalin dot nga kjo situatë dhe dështojnë ekonomikisht, nesër nuk ka çfarë pune të bëjë biznesi sepse nuk do ketë konsumatorë.  Humbjet njerëzore në shoqërinë shqiptare janë në minimum dhe kjo tregon që masat dhe reagimi i shoqërisë ka qenë i lavdërueshëm.  Kjo është java e parë e hapjeve dhe do shohim që gjërat do shkojnë shumë shpejt drejt progresit.’, shpjegoi deputeti socialist.

Lidhur me qëndrimin e opozitës dhe mosbashkëpunimin e saj me qeverinë, Bushati  tha se sot bëhet fjalë për jetën e qytetarëve dhe se jeta e tyre nuk duhet të vijet në rrezik.

‘Opozita ka thënë që në vitin 2013 se ekonomia shqiptare është e falimentuar, ndërkohë që në fakt ne kemi treguar të kundërtën. Sa herë bie rreziku, opozita ngre qepenin dhe del me teori të prapambetura. Shqiptarët mund të mos e pëlqejnë qeverinë, por nuk duhet të luajnë me jetën e tyre duke dëgjuar opozitën. Të dëgjosh sot opozitën, do të thotë të humbasësh jetë njerëzish. Opozita do të bënte mirë të ishte në një vijë me qeverinë, ashtu siç po bën opozita në gjithë botën’, theksoi kreu i PS-Tiranë, Ervin Bushati.

 

Intervista e plotë: 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES