Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook ka deklaruar se mijëra familjeve të tjera në vend kanë marrë ndihma ushqimore dhe barna, në një kohë kur vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19 që ka kapluar gjithë botën.
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të kenë durim dhe besim sepse për gjithçka tjetër po kujdeset qeveria.
Mesazhi i plotë i kryeministrit:
12,749 FAMILJE TË TJERA U SHËRBYEN ME NDIHMË USHQIMORE DHE 1328 ME BARNA MJEKËSORE
🔴 DURIM, BESIM DHE DURIM PËRSËRI🙏
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤