12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaCOVID-19/Rama: Të enjten, plani për garancinë financarie dhe kompensimin e pagave
Array

COVID-19/Rama: Të enjten, plani për garancinë financarie dhe kompensimin e pagave

Nëpërmjet rrjeteve sociale, kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se ditën e enjte do të jetë gati plani për garancinë financiare dhe për kompensimin e pagave të munguara për çdo biznes të mbyllur pas përhapjes së COVID-19 në Shqipëri.

Rama u ka kthyer përgjigje shumë shqiptarëve të cilët ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre, duke u shprehur se nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën përkatëse për ata që janë shkëputur nga puna këto ditë.

Më poshtë mesazhi i plotë i kryeministrit: 

🔴 JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!

🔴 NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!

🔴 DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!

 

‘Zemra e Tiranës’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES