23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaProgramacioni në televizione/Bushati: ‘Mjaft’ me telenovela ku afishohet dhunë
Array

Programacioni në televizione/Bushati: ‘Mjaft’ me telenovela ku afishohet dhunë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati  ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora, ku shprehu qartë edhe qëndrimin e tij për telenovelat turke që kanë zaptuar ekranet shqiptare. 

Bushati shprehet se nuk dakordësohet me  këto telenovela sepse morali që përcjellin është tejet i zymtë dhe dashakeqës hera-herës.

‘Telenovelat turke janë të gjitha me burra me mustaqe që mbajnë armë dhe në to dhunohen gratë.  Aty tregohen ca ‘daja’ që japin leksione mbi jetën, që nuk e di nga i kanë mësuar sepse janë të gjithë të pashkollë’, shprehet deputeti.

Më tej Bushati  pohoi se do të donte që telenovela të tilla të mos afishoheshin më në ekranet shqiptare sepse nxisin frymën e antagonizmit dhe dashakeqësisë tek teleshikuesit.

‘Si të mos vrasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash?!  Ky është një ‘pushtim’ dhune. Dua t’i heqin këto telenovela, ndonëse e di që shiten shumë, por i lutem  televizioneve të afishojnë programe që nuk predikojnë të tilla mesazhe’, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.


Intervista e plotë më poshtë: 

 

’Zemra e Tiranës’

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES