I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel ishte sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
I pyetur rreth faktit që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se PD-ja do të jetë në shesh më datë 2 mars, ditën e të ashtuquajturës “Besëlidhja e Metës”, Bushati deklaroi se kjo nuk është vallja e Bashës, pra “nuk po e heq ai”.
“Ndërkohë negociatorët e Bashës janë në tavolinë me ne për të folur për Reformën Zgjedhore, e cila po ecën shumë mirë. Ai është realiteti, ne po flasim si do futemi në zgjedhjet e 2021-shit. Nuk ka zgjedhje të parakohshme, edhe Zoti Basha edhe Partia Demokratike ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme”, shprehu Bushati.
I pyetur nëse Basha e do apo jo këtë protestë, deputeti socialist pohoi se logjikisht jo dhe se nuk e mbështet këtë gjë.
“Do ta kishte thënë ose të paktën duhet të ishte i pari..
Sa për sy e faqe mund të jetë aty, mund të shkojë të mbajë një fjalim dhe të shkojë në shtëpi, nga ato [fjalime] që harrohen të nesërmen. Ne nuk mund të presim që opozita të mos reagojë dhe të kthehet nga ana tjetër t’ia fusë gjumit. Kjo është një dozë adrenaline për ndjekësit e tyre”, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.
‘Zemra e Tiranës’