4 C
Tirana
Sunday, February 28, 2021
Kryefaqja Zgjedhjet/Bushati: PS do vijojë të mbetet forcë e parë
Array

Zgjedhjet/Bushati: PS do vijojë të mbetet forcë e parë

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e lajmeve të televizionit Ora News ku foli rreth zgjedhjeve të ardhshme si edhe hodhi poshtë pretendimet e opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri.

Bushati shprehu se që nga ‘90 e deri më sot, partia më e madhe në vend ka mbetur Partia Socialiste.

‘Në vitin 2021, kur të kërkojmë mandatin e rinovuar, do jemi me të njëjtën qeverisje, me të njëjtin program’, deklaroi deputeti.

Më tej Bushati shtoi se me kryeministrin Rama, do kërkojnë një besëlidhje të re me qytetarët dhe se Partia Socialiste  do vijojë të jetë partia më e madhe në vend, e si e tillë i takon të bëjë mazhorancën.

‘Prandaj është pak i dëshpëruar zoti Basha sepse nuk i dalin llogaritë. PD nuk del dot kurrë forcë e parë në zgjedhjet në Shqipëri. Pikë! Kjo është matematikë’, theksoi së fundmi kryetari i PS-së në Tiranë.

‘Zemra e Tiranës’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES