Pjesë e seancës së sotme plenare ishin dhe një grup nxënësish e studentësh të degës së gazetarisë dhe drejtësisë, nismë kjo e iniciuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
Veprimtaria u zhvillua në kuadër të thirrjes “Kuvend i hapur për të rinjtë’, ku të pranishmit patën mundësinë të preknin më nga afër foltoret ku qëndrojnë ‘të përzgjedhurit’ që përfaqësojnë zërin e popullit, si edhe vendosin për të ardhmen e vendit.
‘Energji fantastike edhe për mua si deputet të takoja të rinj nga “Petro Nini”, Fakultetet e Gazetarisë dhe të Drejtësisë nga Universiteti i Tiranës. Takimi dhe informimi i profesionistëve të së nesërmes, është mision imi, ndaj nisma “#KuvendiHapur” është tepër me rëndësi për mua’, deklaroi deputeti Bushati.
Studentët e drejtësisë shprehën dëshirën për t’u rikthyer përsëri në “fabrikën e ligjeve” me të cilat do të kenë punë nesër në karierrën e tyre.
‘Ky synim i studentëve të drejtësisë është një arsye më shumë, se pse nisma sot ekziston’, theksoi së fundmi deputeti.
‘Zemra e Tiranës’