Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar ndjekësit lidhur me revolucionin digjital të rradhës, i cili pritet të zhdukë tashmë rradhët e pritjes së bizneseve për të aplikuar për licensë.
‘Tani aplikimi për licensën në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet online në pak minuta në 👉 https://e-albania.al/’, deklaroi kryeministri.
Më tej Rama shtoi se vitin e kaluar 11,000 biznese aplikuan për licensë 🏫 duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues 📑 me vula e firma të administratës 🕹.
‘SOT⏱ bizneseve u kursehen 340 ditë pritje në radhë dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues 📑 me vula e firma shtetërore e bëjnë vetë punonjësit e QKB😊’, shprehu së fundmi kreu i qeverisë.
‘Zemra e Tiranës’