Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi një ndër familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku për strehimin e të cilës u zotua këngëtarja shqiptare, Rita Ora.
‘6 anëtarët e familjes Sala, u futën në shtëpinë e tyre të re’, deklaroi Veliaj.
Më tej ai falenderoi Rita Orën, sepse me kontributin e saj gëzoi zemrën e kësaj familje, të cilës iu dëmtua shtëpia nga tërmeti.
‘Së bashku bëjmë gjithmonë më shumë dhe më mirë’, shprehu së fundmi kryebashkiaku.
’Zemra e Tiranës’