Deputeti i familjes socialiste, Ervin Bushati, i ftuar në studion e ‘Real Story’ në News 24, foli rreth çështjes së çeljes së negociatave dhe punën që mazhoranca po bën dita ditës me reformat në vend.
I pyetur nga gazetari Sokol Balla lidhur me refuzimin nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Bushati u shpreh se jo gjithçka është në dorën tonë dhe se ajo që ka ndodhur me këto dy vende, ka të bëjë me ridimensionimin e politikës apo të marrëdhënieve në BE.
‘Macron ka deklaruar se është gati të flasë për negociata, nëse ndryshon metodologjia dhe këtë e ka patur me partnerët e tij’, deklaroi Bushati.
Më tej deputeti shprehu se shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave dhe se kemi një dritë jeshile për të nisur procese më të gjera politike, fakt ky i pohuar edhe nga Komisioneri për Zgjerim.
‘Po punojmë në të mirë të Shqipërisë për të kapur stacionin e rradhës, siç është ai para Samitit të Zagrebit’, shtoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:
‘Zemra e Tiranës’