23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaGazsjellësi Trans-Adriatik/Rama: Ka përfunduar më shumë se 90% e punës
Array

Gazsjellësi Trans-Adriatik/Rama: Ka përfunduar më shumë se 90% e punës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video me pamje ku tregohet progresi i bërë, pothuajse gati në përfundim i Gazsjellësit Trans-Adriatik.

‘Ka përfunduar më shumë se 90%, puna për një nga projektet e mëdha për vetë Europën, veçanërisht për atë juglindore ku përfituese është edhe Shqipëria, falë dhe punës fantastike të kompanive shqiptare të përfshira në këtë projekt’, ka deklaruar kryeministri Rama.

Më tej ai ka shtuar se pamjet që paraqiten në video mahnisin dhe fuqizojnë shpresën, për rritjen e qëndrueshme të fuqisë ekonomike të vendit tonë.

Sapo të bëhet funksional, TAP do të ndihmojë në integrimin dhe diversifikimin e burimeve energjitike të Europës, duke kontribuar në sigurinë e energjisë dhe një prodhim më të qëndrueshëm energjie.

 

’Zemra e Tiranës’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES