Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë në kuadër të marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria. I pyetur nga gazetarët, Rama ceku dhe një çështje aktuale dhe të nxehtë, si ajo e marrëdhënieve SHBA-Iran dhe rrezikun që mund t’i kanoset vendin tonë.
Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk po kontribuon në aleancën me SHBA-në me raketa dhe bomba, por po kontribuon në strehimin e muxhahedinëve, aleancë strategjike kjo me SHBA-në për të mikpritur njerëzit që janë në rrezik, si pjesë e një operacioni humanitar dhe jo politik.
‘Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, jemi aleatë të SHBA-ve’, ka shtuar më tej kryeministri.
Lidhur me çështjen e sigurisë në vend, Rama deklaroi se kemi në krah SHBA-të dhe se nuk ka asnjë shqetësim të veçantë në këtë moment, pra Shqipëria nuk është në rrezik.
‘Zemra e Tiranës’