23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaKryesimi i OSBE, Rama: Mundësi e jashtëzakonshme
Array

Kryesimi i OSBE, Rama: Mundësi e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Vjenë, ku edhe ka zhvilluar disa takime në kuadër të marrjes së kryesisë së OSBE-së ditën e nesërme.

‘Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër’, ka deklaruar Rama në rrjetin social Facebook.

Më tej në një intervistë të dhënë kryeministri ka deklaruar se marrja e kryesisë së OSBE-së është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin tonë.

Në kuadër të kësaj ngjarje historike, kreu i qeverisë shtoi se do të zhvillojë edhe takime me vende të tjera si SHBA, Ukraina dhe Moska.

‘Nis një kapitull që na nderon, me një përgjegjësi të madhe në një rol që kurrë më parë s’e kemi pasur në skenën ndërkombëtare’, ka shtuar më tej kryeministri.

 

‘Zemra e Tiranës’

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES