Nëpërmjet këtij postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se studentët e pajisur me Kartën e Studentit, tashmë kanë akses edhe në shërbime të tjera, numri i të cilëve ka shkuar në 205 deri më tani.
“2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit. Vazhdojnë të shtohen shërbimet”, deklaroi ai.
Më tej ai shtoi se janë 8 Universitete, 30 Fakultete, 30.000 Kartëmbajtës, 85 shërbime publike dhe 120 shërbime private ku gjen akses Karta e Studentit.