Kryeministri Edi Rama ishte sot në një vizitë në Farkë, ku edhe vizitoi një nga familjet që iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në këtë vizitë në familjen Shkalla, kryeministria u shoqërua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ku edhe biseduan me familjarët për çështjen e strehimit të tyre.
‘Familja Shkalla është strehuar në kontinier, deri në ndërtimin e shtëpisë së re model si nga cilësia dhe siguria’, deklaroi kryeministri Rama.
Më tej ai shtoi se programi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta dhe që shërbimet do jenë më pranë qytetarëve.
Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se në procesin e rindërtimit, në fokus po vihet cilësia, në mënyrë që banesat dhe qytetarët të mos jenë më në rrezik në raste të tilla fatkeqësish natyrore.
‘Zemra e Tiranës’