Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një mënyrë tepër të thjeshtë se si tashmë bizneset mund të regjistrohen në portalin e-albania.
Ky është shërbimi online i radhës që u vjen në ndihmë qytetarëve, duke shmangur kështu sorollatjen nëpër institucionet shtetërore.
“Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)- REVOLUCIONI DIGJITAL NË SHËRBIMET PUBLIKE; Lehtësim drastik për regjistrimin e bizneseve. Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë”, deklaroi kryeministri i vendit.
Më tej ai shtoi se ky proces rrēnjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin në terësi natyrisht.
‘Zemra e Tiranës’