I ftuar në studion e Vila 24, deputeti Bushati ka folur rreth transformimit të vendit dhe punën që po realizon çdo ditë qeveria shqiptare.
Deputeti socialist përmendi shprehjen ’Nuk rritet dashi natën e bajramit’, ku edhe la të nënkuptohet se gjërat e mira duan kohën dhe durimin e duhur.
‘Nuk mund të bëjmë në 20 vite apo në 30 vite atë që vendet e tjera e kanë bërë në 300 vite, kjo gjë do edhe pak durim. Shqipëria e ka nisur vonë ekonominë e tregut, kapitalizmin apo demokracinë’, u shpreh deputeti Bushati.
Më tej ai shtoi se në 30 vite nuk mund të presësh që gjithçka të jetë si në Francë apo në Gjermani, ashtu siç e shohim në rrjete sociale.
‘Njerëzit bëhen të paduruar kur shohin në internet se çfarë ndodh jashtë. Sigurisht që e meritojnë të kenë atë që shohin, por kjo nuk mund të bëhet aq shpejt, të paktën këtu në Shqipëri’, deklaroi ai.
Bushati gjithashtu shprehu se duke parë edhe traumën e madhe që ka kapluar vendin kohët e fundit, shëndeti vjen mbi të gjitha, të tjerat janë dytësore dhe të arritshme, për sa kohë i kemi vetë në dorë.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:
‘Zemra e Tiranës’