15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaSfida me opozitën/Bushati: Ne jemi në garë dhe jo në armiqësi politike
Array

Sfida me opozitën/Bushati: Ne jemi në garë dhe jo në armiqësi politike

‘Shqiptarët e opozitës janë vëllezërit tanë sepse unë nuk besoj në armiqësi politike. Ne jemi në një garë ashtu siç kemi garë në familje apo ashtu siç janë në garë fëmijët me njëri-tjetrin dhe kjo gjë është e shëndetshme’, kështu ka deklaruar deputeti Bushati në një intervistë ekskluzive për Vila 24.

Më tej Bushati ka shtuar se për të mirën e opozitës dhe të qytetarëve që ata përfaqësojnë, duhet të jenë më konstruktivë, më të shëndetshëm dhe ta marrin më me sportivitet politikën.

‘Politika nuk duhet të jetë arsye në vetvete, por duhet të jetë në funksion të shoqërisë. Ne nuk jemi këtu për ta kthyer kamerën nga ‘Ne’, por për ta kthyer kah asaj që ne bëjmë për të ndihmuar Shqipërinë. Nuk është shfaqja kryesore e shoqërisë shqiptare politika, por është vetë shoqëria. Politikanët nuk janë edhe aq të rëndësishëm, por janë në të njëjtin nivel si gazetarët, doktorët, juristët apo sportistët’, është shprehur deputeti i familjes socialiste.

 

Më poshtë gjeni intervistën e plotë: 

 

’Zemra e Tiranës’ 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES