Zyrtari i DASH mbërrin në Tiranë, takim me krerët e shtetit

administrator
Read Time53Seconds

Pas ngërçit politik në vend, ku PD vijon dhe qëndron kokëfortë para çdo ndërkombëtari dhe jo vetëm, Zv. ndihmesi i sekretarit amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka mbërritur dje në mbrëmje në Tiranë. Sot pritet që Brian Yee të takohet me Kryeministrin Rama, me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Takimi i parë sipas agjendës së konfirmuar ka nisur në orën 10.30 në selinë e Këshillit të Ministrave, më pas në oren 11.30 do të jetë në seline e Kryesisë së Kuvendit dhe në orën 14.45 do të ketë një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Zyrtari amerikan vjen në Tiranë pas dështimit të bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës me Zv. Presidentin e të djathtëve evropiane, David McAllister. Para se të mbërrinte në Shqipëri në një mesazh drejtuar forumit rajonal për siguri ne Budva te Malit te Zi, zyrtari amerikan deklaroi se është kundër çdo lloj bojkoti të institucioneve nga forcat politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë po ndodh me euron?

Pas ngërçit politik në vend, ku PD vijon dhe qëndron kokëfortë para çdo ndërkombëtari dhe jo vetëm, Zv. ndihmesi i sekretarit amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka mbërritur dje në mbrëmje në Tiranë. Sot pritet që Brian Yee të takohet me Kryeministrin Rama, me kreun e Kuvendit Ilir Meta […]