Zjarr i fuqishëm në Londër

administrator
Read Time1 Minute, 23 Seconds

Qytetarët londinezë janë zgjuar në panik këtë të mërkurë. Mësohet se një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një ndërtesë 27-katëshe në perëndim të Kryeqytetit britanik, rreth orës 01:15 me orën lokale. Zjarri goditi Kullën `Grenfell` e cila përfshin 120 apartamente. Mendohet se zjarri shpërtheu në katin e dytë dhe brenda 15 minutash pushtoi katet e mësipërme duke u kthyer në një ferr të vërtetë. Konfirmohen disa të vdekur, ndërkohë që dhjetra të tjerë po trajtohen për shkak të lëndimeve dhe thithjes së tymit, raporton policia britanike.

Rreth 200 zjarrfikës kanë mbërritur me urgjencë në zonë, ku u përballën me një skenar ferri. “Kam 29 vite pune, – thotë drejtuesja e Qendrës së Zjarrfikësve londinezë, Dany Cotton, – por nuk kam parë kurrë zjarr të tillë”.

“Dukej si një film horror” shprehet një nga banorët. “Dëgjoheshin njerëz që bërtisnin dhe kërkonin ndihmë. Kishte persona që hidhnin fëmijët duke ulëritur, shpëtoni fëmijët tanë”- shprehet një tjetër dëshmitar, i cili sqaron se zjarrëfikësit i këshilluan të mos lëviznin se do t’i evakuonin.

Në total llogariten rreth 500 banorë që jetojnë në 120 apartamentet e Grenfell Toëer që u përfshi nga flakët. Kryebashkiaku i Londrës Sadik Kan e konsideroi aksidentin shumë të rëndë. Pallati është ndërtuar në vitin 1974, ndërsa aktualisht po bëheshin punime për rikonstruksionin e saj. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që zjarri të jetë shkaktuar pikërisht nga punimet që po kryhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Jo më “Roaming” brenda vendeve të BE-së

Qytetarët londinezë janë zgjuar në panik këtë të mërkurë. Mësohet se një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një ndërtesë 27-katëshe në perëndim të Kryeqytetit britanik, rreth orës 01:15 me orën lokale. Zjarri goditi Kullën `Grenfell` e cila përfshin 120 apartamente. Mendohet se zjarri shpërtheu në katin e dytë dhe […]