Zgjedhjet në SHBA, njerëzit vërshojnë në rrugë kundër Trump

Editor
Read Time42Seconds

Jo të gjithë e kanë mirëpritur lajmin që Donald Trump do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve. Qindra mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugë në qytete të ndryshme amerikane për të protestuar ndaj zgjedhjes së kandidatit republikan.  “Nuk je presidenti im”, “Dashuria mund urrejtjen”, shkruanin parullat që mbanin në duar protestuesit.

Studentë të universiteteve, nxënës nga bashkësia latino-amerikane, si dhe mjaft yje të muzikës të cilët kishin mbështetur Clinton gjatë fushatës së saj, i janë bashkuar turmës protestuese. Tensione më të mëdha thuhet të ketë pasur në New York aty ku ndodhet edhe rezidenca e presidentit të ri, Kulla Trump në Fifth Avenue ku shumë prej protestuesve i vunë flakën fotove të Trump. Gjatë manifestimeve rreth 30 persona janë arrestuar për trazirat e krijuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Për një qytet të pastër, të gjithë në aksion më 13 nëntor

Jo të gjithë e kanë mirëpritur lajmin që Donald Trump do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve. Qindra mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugë në qytete të ndryshme amerikane për të protestuar ndaj zgjedhjes së kandidatit republikan.  “Nuk je presidenti im”, “Dashuria mund urrejtjen”, shkruanin parullat që mbanin në […]