Zgjedhjet e 2021/Bushati: Meritojmë një mandat të tretë

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 18 Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e “Dita Jonë”,  ku edhe foli rreth çështjeve aktuale në vend si edhe ndër të tjera deklaroi që Partia Socialiste do të kërkojë një mandat të tretë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

“Ka rënë koncepti i rotacionit si mekanizëm që punon vetë, apo që politika të jetë e pandëshkueshme nga ligji. Ne kërkojmë një mandat të tretë. Subjektivisht unë them që e meritojmë, por patjetër që do ta kërkojmë. Në vitin 2021 do të shkojmë me të njëjtin ekip, me Kryeministrin Rama”, deklaroi Bushati.

Më tej deputeti shtoi se Shqipëria ka shumë për të bërë akoma, por vetëm PS mund t’i bëjë ato.

‘Reformat janë të pakthyeshme dhe ne kemi treguar se kemi vullnetin dhe vizionin për t’i çuar përpara’, pohoi deputeti.

Shumën prej 1,15 miliardë eurosh të mbledhur një ditë më parë për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve për rimëkëmbjen nga tërmeti, Bushati e quajti një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.

‘Në radhë të parë ne kemi miq në Europë, dhe në botë, në radhë të dytë Europa nuk është më ajo zonja e plakë, e keqe dhe gjithë epitetet që nuk i meriton dhe që i ka marrë. Pika tjetër është që shqiptarët janë të besueshëm për komunitetin ndërkombëtar. Ky është një moment prove për financat dhe politikën shqiptare, por ne besojmë se jemi gati.

Kjo është një vlerë që nëse zbatohet në dy vite është përafërsisht në 10% të GDP së Shqipërisë dhe mund të përkthehet në rritje ekonomike me 5%, sepse bëhet fjalë për shifra të konsiderueshme’, shtoi deputeti.

Por sipas Bushatit do të duhet që edhe ekonomia shqiptare të përshtatet.

‘Të gjitha këto para do të shkojnë në sektorin e ndërtimit. Është një moment shumë i mirë, që të kalojmë natyrshëm në fazën tjetër, të integrimit dhe ftesës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Kjo do të ndryshojë ndoshta strukturën ekonomike të Shqipërisë. Në vende kaq të vogla impakte të tilla mund të ndryshojnë ekuilibrat. Ndërtimi mund të dalë mbi bujqësinë”, shprehu Bushati. 

Kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave, deputeti  tha se pavarësisht gjithë ndjenjave pozitive për Shqipërinë, procesi i anëtarësimit bazohet mbi meritat.

“Ajo që ndodhi në tetor, ishte që disa forca brenda Bashkimit Europian nuk ishin gati dhe kjo gjë nuk do të ndodhë më në mars’, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama dhe Veliaj në Sauk/Shtëpi e re për familjen Myftari

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e “Dita Jonë”,  ku edhe foli rreth çështjeve aktuale në vend si edhe ndër të tjera deklaroi që Partia Socialiste do të kërkojë një mandat të tretë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. “Ka rënë koncepti i rotacionit si mekanizëm […]