Zemraetiranës.al sjell për qytetarët projektin e Bashkisë Tiranë për varrezat murale në Sharrë.

administrator
Read Time5 Minutes, 3 Seconds

Projekti në fjalë kap një vlerë rreth 67 milionë lekë të vjetra dhe parashikohet që të ndërtohet brenda dy muajve kalendarik pas fillimit të punimeve. Varrezat murale do të japin një zgjidhje për shtimin e varreve në kryeqytet, problem ky i mbartur prej vitesh.

Konceptimi i projektit

Moduli bazë

Objekti është konceptuar mbi të dhenat e një moduli bazë fillestar për varrezat murale. Zgjidhja arkitektonike e objektit ka ardhur duke marrë parasysh këte modul konstruktiv, sipërfaqen dhe vendodhjen e sheshit si dhe tipologjine arkitektonike në të cilen objekti bën pjesë. Duke pasur parasysh parametrat e dhëna për hapësiren e një nike (30cm x 30cm x 70cm) është ndërtuar një modul bazë i përsëritshëm prej 36 nikesh (6 x 6). Në varësi të formës së sheshit moduli mund të vendoset në mënyrë të tillë që të sigurojë një shfytëzim maksimal të parcelës. Në rastin e parcelës së dhënë vendosja e këtyre moduleve në formë “U” siguron jo vetem një shfytezim optimal të saj por edhe krijimin e mjediseve komode për vizitoret. Gjithashtu lartësia e objektit është mbajtur në përmasa të krahasueshme me ato të njeriut në mënyrë që të secila prej nikeve të jetë lehtësisht e dukshme dhe e arritshme.

Të dhëna numerike mbi objektin që do ndërtohet:

  • Sheshi i ndërtimit 230 m2
  • Siperfaqe e sistemuar 150 m2
  • Siperfaqe e ndërtuar 37 m2
  • Numri i nikeve qe permban 438 nike
  • Dimensionet e nikes 30cm x 30cm x 70cm
  • Lloji i konstruksionit Betonarme + Metalik
  • Materialet e rifinitures Travertine, grafiato, mermer

Pozicionimi

Përsa i përket pozicionimit të godinës në parcelë mund të themi se ajo është vendosur në mënyrë të tillë që të jetë e orientuar nga rruga kryesore e varrezave duke qenë lehtesisht e arritshme nga qytetaret. Pozicionimi i hyrjes në pjesën ballore të godinës e bën atë jo vetëm lehtësisht të akesueshme nga vizitoret por shërben edhe si një element formues në pamjen monumentale të objektit.

Konceptimi dhe detajimi arkitektonik

Qëllimi kryesor i projektit nga pikëpamja arkitektonike është që të krijojë një vend prehje dhe dinjitoz për tu vizituar, duke ruajtur nje shkalle sa me humane perceptimi dhe arritshmerie. Projekti synon gjithashtu të prezantojë një eksperiencë të re projektimi të varrezave murale duke përmirësuar gjendjen aktuale të varrezave.

Koncepti i “nikes” është ndjekur gjatë gjithë zhvillimit të projektit, që nga ndërtimi i modulit bazë e deri në konceptimin e fasadave të objektit. Në fasadat veriore, jugore dhe perëndimore elementi i nikes përseritet me të njejtin ritëm duke i dhenë objektit një pamje të qetë dhe statike në përputhje edhe me tipologjinë që përfaqëson. Ndërsa kolonada e vendosur në fasaden lindore formulon hyrjen në objekt dhe i jep atij një karakter monumental.

Materialet dhe rifiniturat

Vetem tre materiale janë zgjedhur për të realizuar veshjen dhe rifiniturat e objektit:

Travertina – materiali përdoret në veshjen kolonave, kornizave dhe të gjithë detejeve arkitektonike. Vizualisht dominon në objekt, reflekton një pamje të qete të objektit, perforcon lidhjen me tokën dhe thekson karakterin e tij monumental.

Grafiato me ngjyrë bezhë – materiali përdoret për të veshur faqet e brendshme të nikeve në fasade, qëndron neutral dhe nuk konkuron travertinen.

Pllaka mermeri – mbyllin hapesirat e nikeve ku do të vendosen kutitë e eshtrave mbi të cilat do të vendosen dhe informacionet e nevojshme  identifikuese. Pllakat fiksohen me bulona bronzi.

Mermeri si material qëndron mjaft mirë me travertinen ndersa ngjyra vishnje reflekton ngrohtesi dhe zbut atmosferen e zymte që mund të krijohet nga vetë karakteri i objektit. Pllaka mermeri në të njëjtën ngjyrë me travertinen përdoren për të veshur sheshin në brëndësi të ndërtesës si dhe 4 stolat në qendër të tij.

Pak gjelberim është vendosur në qendër të hapësirës së brendshme për të balancuar pamjen e ngurte të ndertesës si dhe për të arritur një efekt qetësues për vizitorët.

Konstruksioni dhe të dhëna teknike

Dy lloj konstruksionesh janë përdorur për realizimin e objektit:

Konstruksion metalik – për realizimin e sistemit modular të nikeve, ku jane përdorur elemente RHS 100 x 100 x 3mm.

Konstruksion betonarme – për realizimin e bazamentit në formën e një pllake B/A 30 cm ku vendoset struktura metalike e sistemit modular, për realizimin e gjithë strukturës së kolonave, traveve dhe soletes monolite 15cm që mbulon objektin në pjesën perimetrale të tij, për realizimin e bërthamave të detajeve dhe kornizave arkitektonike që më pas vishen me rifinitura prej travertine, si dhe për realizimin e 4 stolave që vendosen në sheshin e brendshëm.

Largimi i ujerave të shiut

Për largimin e ujërave të shiut soletës i është dhënë një pjerrësi 1% në drejtim të ullukeve të perimetrale të realizuar në betonin e soletës. Vetë ullukët perimetrale kanë një pjerrësi 1% që i lejon të drejtojnë ujërat e shiut në drejtim të ullukëve vertikalë me përmasa Ø100 të cilet janë vendosur në dy qoshet e brendshme të objektit në anën perëndimore. Dy ullukët vertikalë të brendshëm përfundojnë nëntokë në kanalin kullues i cili është realizuar me betonarme në dyshemene e objektit në formë “U”, pra në tre anë të tij. Kanali kullues lidhet me tuba nëntokësore me dy pusetat egzistuese në rrugën kryesore duke dërdhur aty të gjithë ujerat që mblidhen nga shiu.

Moduli 2, përsëritës

Perveç objektit të siperpërmëndur që do të ndërtohet në hyrje të varrezave të Sharrës është menduar edhe një objekt-modul I cili parashikohet të vendoset në mënyrë përsëritëse në murin rrethues të varrezave sipas nevojave. Vendosja e këtij moduli përgjate murit rrethues optimizon maksimalisht shfrytezimin e sipërfaqes në dispozicion./zemraetiranes.al

#zemraetiranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Panairi i Librit, sezoni i 19-të. Për herë të parë prezantohet projekti i botimeve dhe përkthimeve nga gjuha kineze.

Projekti në fjalë kap një vlerë rreth 67 milionë lekë të vjetra dhe parashikohet që të ndërtohet brenda dy muajve kalendarik pas fillimit të punimeve. Varrezat murale do të japin një zgjidhje për shtimin e varreve në kryeqytet, problem ky i mbartur prej vitesh. Konceptimi i projektit Moduli bazë Objekti […]